Skënderbeu një hap larg Superiores, vendimtare sfida e kësaj jave

Skënderbeu i Korçës është shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit shqiptar dhe mund të festojnë që këtë javë ngjitjen në Kategorinë Superiore.

Skuadra bardhekuqe pret këtë të dielë në shtëpi Kastriotin e  Krujës, në një ndeshje ku fitorja është detyrim absolut. Megjithatë, fati i tyre nuk varet vetëm nga rezultati në fushën e tyre, pasi vëmendja do të jetë e përqendruar edhe në sfidën direkte mes KF Laçi dhe KS Pogradeci.

Ky duel konsiderohet një “finale” për vendin e dytë dhe të tretë në renditje, ndërsa një barazim mes tyre, i kombinuar me një fitore të Skënderbeut, do t’i shpallte zyrtarisht korçarët si skuadër të Superiores për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse në horizont mbeten dy përballje të vështira pikërisht ndaj ndjekësve direkt, Laçit dhe Pogradecit, avantazhi prej tre pikësh dhe forma pozitive e ekipit e vendosin Skënderbeun si favorit kryesor për të realizuar objektivin madhor: rikthimin aty ku e konsideron veten, mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama lidhur me kërkesat e protestuesve

TIRANË, 19 qershor 2026 /Albania Express News/ Partia Demokratika...

“Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit”

  Një rrefenjë për Zonat e Mbrojtura Nga Auron Tare Dikur, aty...

Vallëzimi i fundit, zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

BOTËRORI 2026 ,19 qershor 2026/Albania Express News /Tifozët e...