Situata e motit dhe e terrenit nën monitorim të vazhdueshëm nga Emergjencat Civile, disa rrugë të bllokuara dhe ndërprerje energjie në disa fshatra të Qarkut Elbasan

 

Qarku i Elbasanit vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të rënduara atmosferike, me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare të Emergjencave Civile të Prefekturës, gjatë orëve të natës janë regjistruar 33 mm reshje, duke sjellë disa problematika të përkohshme në terren, të cilat janë adresuar në kohë.

Nga komunikimet e zhvilluara me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut, si dhe me sallën operative të Policisë së Shtetit, është raportuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore. Konkretisht:
• Në aksin kombëtar Elbasan – Qafë Thanë, në kthesat e Murrashit, janë shënuar rrëshqitje gurësh.
• Në aksin Gramsh – Moglicë, ka pasur rënie inertesh dhe aluvionesh si pasojë e reshjeve.

Në të gjitha rastet, ndërhyrja ka qenë e menjëhershme nga firmat kontraktuese të mirëmbajtjes, duke bërë të mundur pastrimin e rrugëve dhe garantimin e qarkullimit të mjeteve pa ndërprerje.

Sa i takon situatës hidrologjike, prurjet e lumenjve dhe përrenjve në territorin e qarkut paraqiten në parametra të kontrolluar. Prurje mesatare janë regjistruar në përruan e Zaranikës dhe atë të Pajunit, ndërsa nivele mbi mesatare shënohen në lumin Shkumbin dhe lumin Devoll. Megjithatë, sipas vlerësimeve të deritanishme, këto rritje nuk paraqesin rrezik për dalje nga shtrati apo përmbytje.

Edhe lumi i Kërpices, në fshatin Kërpice të Njësisë Administrative Kushovë në Gramsh, paraqet një situatë të përmirësuar krahasuar me ditën e djeshme, me prurje të reduktuara dhe stabilitet të shtuar.

Problematika është shënuar edhe në furnizimin me energji elektrike në disa zona malore. Ndërprerje të energjisë janë raportuar në:
• Zonën e Sopotit, Nj.A. Stravaj, bashkia Prrenjas
• Fiderin e Banjës, bashkia Gramsh
• Fshatrat Selitë në Nj.A. Klos dhe Mollas, bashkia Cërrik

Ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha zonat e prekura.

Strukturat e Emergjencave Civile të Prefekturës së Elbasanit vijojnë monitorimin e pandërprerë të situatës në gjithë qarkun, duke qenë në gatishmëri për çdo zhvillim të mundshëm për shkak të motit të paqëndrueshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027, zbardhet agjenda

BRUKSEL,26 maj 2026/Albania Express News/Sot që prej orës 19:00...

Tomorr Kotorri në “Ditën Naimiane”: Naim Frashëri duhet të rikthehet në “Mekën e shqiptarëve” dhe simbolin e krenarisë kombëtare

PËRMET,26 maj 2026/Albania Express News/Në aktivitetin madhështor “Dita Naimiane”,...

Kuqezinjtë e sotëm, më të shtrenjtit të historisë së futbollit shqiptarë, kombëtarja kapi rekordin e 139 mln eurove

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare e futbollit ka...

Edi Rama: Zgjidhja e çështjes së pronës sfidë komplekse, teknologjia bekim për procesin

TIRANË, 26 maj 2026 /Albania Express News/ – Kryeministri...