Shuhet një figurë e respektuar e qytetit të Elbasanit ,Organizata e Dëshmorëve nderon kujtimin e Petrit Gracenit

 

Elbasani është zgjuar sot me një lajm të trishtë. Më 20 prill 2026, ka ndërruar jetë bashkëqytetari i nderuar Petrit Graceni, një figurë e respektuar për vlerat e tij njerëzore, familjare dhe qytetare, lajmi i të cilit u bë publik nga Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, organizata e përshkruan Petrit Gracenin si një njeri fisnik, bashkëshort të përkushtuar, prind dhe gjysh shembullor, i cili gjatë gjithë jetës së tij ruajti dhe përcolli me dinjitet traditat më të mira të një familjeje të vjetër elbasanase, me rrënjë të thella atdhetarie dhe mikpritjeje.

I lindur dhe rritur në një ambient ku vlerat qytetare dhe dashuria për vendin ishin themel i edukimit, Graceni arriti t’i trashëgojë këto parime tek familja e tij, duke lënë pas një model të rrallë përkushtimi dhe harmonie. Vajzat e tij, Xheri dhe Driada, si dhe nipërit Bruno, Enxho dhe Ermali, mbeten dëshmia më e gjallë e kësaj trashëgimie.

Sipas organizatës, ai ishte një njeri me karakter të fortë dhe virtyte të larta, që besonte në rëndësinë e familjes dhe shoqërisë së shëndoshë, si dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare. Një vend të veçantë në ndjeshmërinë e tij zinte Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare, të cilën e konsideronte simbol të sakrificës dhe idealit për liri.

Si bashkëshort i Xhuljeta Gracenit, një figurë e njohur në drejtimin e organizatës së dëshmorëve në Elbasan dhe më gjerë, Petriti ishte një mbështetje e fortë dhe e vazhdueshme për çdo aktivitet në nderim të dëshmorëve të atdheut, duke kontribuar me përkushtim dhe përulësi.

Largimi i tij nga jeta ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm në familje, por edhe në komunitetin elbasanas dhe në radhët e organizatës që ai mbështeti ndër vite. Megjithatë, figura dhe emri i Petrit Gracenit do të mbeten të gjalla, si një shembull frymëzimi për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Prehu në Paqe Petrit Gracini .Kujtimi i tij do të jetojë gjatë mes nesh.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga gjysmëfinalet në finalen e madhe, Elbasani njeh dy shkollat që garojnë për titullin kampion të debatit 2026

ELBASAN  , 13 nëntor 2026/Albania Express News/- Gara mes...

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...