Hera e parë që protestuesit lihen në arrest me burg/ Trazirat në tubimin e PD-së, pesë persona mbeten në qeli, gjashtë të tjerë detyrim paraqitje

Sot u mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD të së premtes.

Kjo është hera e parë që protestuesit lihen në arrest me burg, 5 prej tyre, ndërsa 6 të tjerët “detyrim paraqitjeje”.
Në burg u lanë: Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi Bici.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se avokatët e tyre kërkojnë që masat të mos i shqyrtojë gjyqtari aktual, Enkel Peza.
Kjo pasi ata pretendojnë se ai dhe familjarët e tij kanë mbajtur funksione në strukturat lokale të PS në Kavajë, por kërkesa e tyre u rrëzua.
Arrest me burg:
1. Kelmend Çuçka
2. ⁠Bujar Tusha
3. ⁠Henri Shapllo
4. ⁠Mirvet Toçilla
5. ⁠Sem Bici
Detyrim paraqitje:
1. Igball Domi
2. ⁠Gentian Tuga
3. ⁠Ernest Kapo
4. ⁠Edison Shyti
5. ⁠Bardhyl Ndou
6. ⁠Sokol Bajraktari

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME