Shqipëria nën alarm, moti ekstrem pritet të godasë perëndimin dhe veriperëndimin

Sinoptikani grek Sakis Arnaoutoglou ka paralajmëruar për përkeqësim të rëndë të motit në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të Shqipërisë. Sipas tij, nga mesdita e së shtunës deri të dielën në mesditë priten reshje të dendura shiu, stuhira të forta me vetëtima, breshër dhe rrezik i lartë për përmbytje.

Situata paraqitet veçanërisht e rrezikshme në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve. Policia Rrugore apelon për kujdes maksimal në rrugë, respektimin e shpejtësisë, shmangien e alkoolit, përdorimin e rripit të sigurimit dhe jelekëve fosforeshentë për motomjetet. Qytetarëve u rekomandohet të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë stuhive.

Edhe lundrimi është i kufizuar: dalja e mjeteve të vogla dhe peshkarexhave jashtë gjirit të Vlorës, si dhe në Sarandë, Ksamil dhe Borsh, është ndaluar deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Autoritetet paralajmërojnë se mosrespektimi i këtyre masave mund të ketë pasoja serioze për jetën dhe pronën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia mposht Partizanin, kampionët rikthehen te fitorja

RROGOZHINË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Egnatia është...

Presheva në fokus të investimeve: Kurti dhe diaspora shqiptare diskutojnë për potencialin ekonomik të rajonit

PRESHEVË/SHBA, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Në kuadër...

Milani rikthehet te fitorja, mposht bindshëm Leccen dhe afrohet me kreun

MILANO, 20 shtator 2026 /Albania Express News/ – Milani...