Shqipëri-Angli, Silvinjo merr vendimin për Armando Brojën

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit në këto kualifikuese ndaj Anglisë.
Përballje kjo që do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 18:00.

Një takim ku pavarësisht se kuqezinjtë janë kualifikuar në “Play-Off” për herë të parë në histori në një Kupë Bote, sërish do të tentojnë rezultat pozitiv, që mund t’i ndihmonte të ngjiteshin në kualifikimin e FIFA-s.

Por për duelin me “Tre Luanët”, Silvinjo është i “detyruar” të bëjë shumë ndryshime.

Kjo pasi siç dihet janë 5 futbollistë me kartonë dhe nëse ndëshkohen ndaj Anglisë do të humbisnin duelin e “Play-Off”.

Për këtë braziliani do të ulë në stol të rrezikuarit, ndërsa titullarë pritet ta nisin disa nga futbollistët që ishin në stol ndaj Andorrës.

Timonieri i Kombëtares pavarësisht paraqitjeve jo të mira të Armando Brojës, vazhdon ta vendosë në 11-she.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Laçi, Asllani, Berisha, Broja, Daku, Uzuni.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan–Librazhd, një grua mbetet e bllokuar në mjet

ELBASAN 11 korrik 2026/Albania Express News /-Një aksident rrugor...

Kafeja që nuk pihet me buzë, por me zemër: Pesë miq, pesë jetë, një histori që flet për qytetarinë

Nga Bujar Qesja DURRËS ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një filxhan...

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

TIRANË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta kombëtare kundër qeverisë...