Velipojë, plazhet publike të menaxhuara mirëpresin pushues me ambiente të pastra dhe të organizuara

VELIPOJË, 5 korrik 2026 /Albania Express News/ -Plazhi i Velipojës, me një shtrirje prej mbi 14 km, edhe këtë sezon turistik është ndër më të frekuentuarit nga pushuesit vendas dhe të huaj.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare ka rritur ndjeshëm numrin e turistëve në Velipojë.

Kryeministri Edi Rama, ndau pamje nga plazhi i Velipojës i mbushur me pushues, duke vlerësuar menaxhimin e plazheve publike nga bashkia Shkodër.

“Plazhet publike të menaxhuara nga Bashkia Shkodër po mirëpresin çdo pushues me ambiente të pastra, të organizuara dhe të aksesueshme për të gjithë”, shkruan Rama.

Bashkia e Shkodrës këtë sezon veror ka përmirësuar shërbimin e pastrimit dhe menaxhimit të hapësirave publike duke ofruar kushte të përshtatshme për çdo pushues që frekuenton Velipojën, me një tarifë prej vetëm 400 lekësh për një çadër dhe dy shezlongë.

Ndërkohë, rreth 30-35% e sipërfaqes së plazhit të Velipojës mbetet hapësirë publike pa pagesë, e mirëmbajtur dhe e aksesueshme për të gjithë pushuesit që zgjedhin të mos përdorin shërbimet me pagesë.

Velipoja njihet për rërën me efektet e saj kurative, ndërthurjen me hijeshi e detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që e bëjnë për vete çdo vit pushues.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

TIRANË ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët janë mbledhur edhe...

Zjarre të mëdha në Evropën Jugore, Franca, Spanja dhe Portugalia përfshihen nga flakët, mijëra hektarë të djegur

EUROPË ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Zjarre të fuqishme kanë...