“Të krijohet një parti politike”, dita e 36 e protestës, tubimit i bashkohen edhe personat e liruar sot nga Blloku i Sigurisë, marshohet nëpër Tiranë

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët u mblodhën edhe mbrëmë para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës.

Ata kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri teknike.
“Ju lutem qëndroni të bashkuar, diaspora është me ju”, u shpreh një prej qytetarëve teksa fliste në podiumin e improvizuar poshtë zyrës së kryeministrit Rama.

Ndërkohë sot janë liruar edhe protestuesit e arrestuar ditën e enjte pas tensioneve dhe dhunës para Kuvendit.
“Unë jam një nga të arrestuarit në 2 korrik. Jemi arrestuar në mënyrë të paligjshme, kemi qenë te Kuvendi dhe kemi kërkuar informacion për një prej protestuesit dhe jemi dhunuar. Ata që kanë qenë në Bllokun e Sigurisë kanë pësuar dhunë, nuk na është ofruar as ndihma mjekësore. Ata atje nuk janë huliganë, nuk janë kundër ligjit, ata djem janë kundër autokracisë, janë për shtetin ligjor dhe për ta kthyer Shqipërinë në shinat demokratike”, tha një prej personave që u arrestua e sot u la i lirë.
“Duhet të organizohemi sa më parë, të krijojmë një pol të tretë. Jemi në vitin 1991 sërish, por kësaj here kërkojmë liri demokraci dhe e duam Shqipërinë si gjithë Evropa seriozisht. Ju them që mund të krijohen disa lëvizje dhe qëllimi është të përkthehen në parti politike. Sa më shpejt ta realizojmë, aq më shpejt ndodh përmbysja e këtij sistemi. Intelektualë mos qëndroni indiferentë, është momenti për të reaguar, bëni zgjedhjen tuaj”, tha një tjetër qytetare.
Pas rreth tre orësh te Kryeministria ata nisën marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, tashmë të kthyer në “ritual”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa herë, plagosen dy persona

GRAMSH ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor me...

Egnatia në Champions League, mëson fatin e saj për raundin e tretë

RROGOZHINË ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia do të luajë...

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin, ja MESAZHI që u dërgoi të vetëve

TIRANË ,20 korrik 2027/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama pritet...

Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

TIRANË, 20 korrik 2026 /Albania Express News/ -Ministri i...