Shën Gjergji bashkon Dibrën/ Festime në vendlindjen e familjes heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu

DIBËR,7 maj 2026/Albania Express News/Shën Gjergji, festa tradicionale që festohet në mbarë Dibrën dhe në shumë treva shqiptare, prej vitesh tashmë është përfshirë edhe në kalendarin zyrtar të festave të kësaj bashkie, si “Dita e Emrit të Gjergj Kastriotit Skënderbeu”.

Aktivitetet qendrore u mbajtën në Sinë, pranë muzeut të familjes Kastrioti, vend që konsiderohet si origjina e kësaj familjeje të njohur historike.
Një moment i veçantë dhe për t’u vlerësuar ishte dhurimi i “setit të armëve” të Gjergj Kastriotit për muzeun, nga djemtë e Çidhnës, organizatorë të këtij aktiviteti.

Studiuesi Haki Përnezha u shpreh se është pikërisht toponimia ajo që mbështet tezën e historianit Kristo Frashëri, sipas së cilës fisi i Kastriotëve e ka origjinën nga kjo krahinë, në katër breza.
Gazetari Marin Mema, në fjalën e tij, u shpreh se Gjergj Kastrioti mbetet simbol i bashkimit kombëtar dhe se shqiptarët, sa herë kanë qenë të bashkuar, kanë ditur të fitojnë, ashtu si në kohën e Skënderbeut dhe në luftën e Kosovës.
Më pas, festimet u zhvendosën në Kastriot, zonë që dikur ishte nën zotërimin e familjes Kastrioti. Një koncert i organizuar në bulevardin e Peshkopisë mbylli aktivitetet festive në kujtim të Ditës së Emrit të Gjergj Kastriotit Shën Gjergjit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po shndërrohet...