KQZ vendos për Tonin Marinaj: Vazhdon mandatin në Malësi të Madhe, miratohen edhe nismat për referendumet mbi “Paketën e Maleve” dhe investimet strategjike

TIRANË, 7 maj 2026/Albania Express News/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot rezultatet e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për Tonin Marinaj, kryetar i bashkisë së Malësisë së Madhe.

KSHZ konstatoi se nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit dhe vendosi vazhdimin e mandatit të Tonin Marinaj si kryetar i bashkisë Malësi e Madhe.

Në korrik të vitit 2024, grupi parlamentar i Partisë Demokratike iu drejtua me një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin, sipas ligjit të dekriminalizimit, të kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Sipas Partisë Demokratike, Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Gjithashtu, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesat e pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumeve të përgjithshme për shfuqizimin e ligjit  “Për paketën e maleve” dhe shfuqizimin e ligjit “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

Të dy kërkesat janë bërë nga Grupi Nismëtar për mbledhjen e nënshkrimeve për Referendum, i përbërë nga 12 anëtarë: Adriatik Lapaj, Dorina Prethi, Elton Laska, Edona Haklaj, Agustella Thoma, z. Alfred Matoshi, Alban Afmeti, Erjon Selmani, Sajmire Hoda, Albert Shkalla, Melanika Lleshi, Erjon Bacaj.

Në përfundim të shqyrtimit të kërkesave, Komisioneri vendosi miratimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjit “Për paketën e maleve” dhe fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjit “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Stuhia e fortë që goditi Elbasanin rrëzoi pemë dhe dëmtoi një shtyllë e tensionit të mesëm

ELBASAN,3 qershor 2026/Albania Express News/-Nga stuhia e cila u...

Dita e 34-të e tubimit! Protestuesit nisin fjalimet përpara drejt Kryeministrisë, thirrje për lirimin e të arrestuarve

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Në Tiranë po mbahet...

Mazniku: “Ky imazh në WhatsApp është FAKE, i bërë me AI”

Drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan Arbjan Mazniku ka reaguar...