Sarkozy sërish përpara gjykatës, mohon financimin nga Libia dhe rrëzon dëshmitë e ish-bashkëpunëtorit të tij

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy dëshmoi sërish para Gjykata e Apelit e Parisit në lidhje me akuzat për financim të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007 nga Libia, duke i mohuar kategorikisht këto pretendime.

Gjatë një dëshmie që zgjati rreth një orë e gjysmë, Sarkozy theksoi se nuk kishte marrë asnjë fond nga regjimi i Gaddafit. “Unë besoj se asnjë euro nga paratë libiane nuk përfundoi në fushatë”, deklaroi ai, duke kundërshtuar akuzat për financim të paligjshëm.
Ish-presidenti u ndal edhe te deklaratat e ish-bashkëpunëtorit të tij të afërt, Claude Gueant, duke theksuar se ato përmbajnë kontradikta. Sipas Sarkozy, Gueant ka dhënë versione të ndryshme për burimin e informacionit mbi financimin e supozuar. “Në vitin 2018, ai pretendoi se ia kishte thënë Bashir Saleh. Më pas përmendi Gaddafin, ndërsa në një version tjetër tha se unë i kisha thënë ‘shiko këtë, Claude’”, u shpreh ai.
Duke folur për kohën e kaluar, Sarkozy theksoi se kujtesa mund të ndryshojë: Nuk pretendoj se kam kujtesë absolute për ngjarjet e 19 viteve më parë, por është e qartë se ka pasur versione të ndryshme. A është e mundur kjo? Jo, tha ai.
Ai mohoi gjithashtu pretendimet se kishte diskutuar në vitin 2007 me Gaddafin për Abdullah Senussi, duke shtuar se një referencë e tillë ishte bërë vetëm në vitin 2005, kur ai ishte ministër i Brendshëm.
Sipas një letre të përmendur në seancë, gjatë një darke në Libi në korrik 2007, Sarkozy dyshohet se i kishte kërkuar Gueant të organizonte një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj Senussit, i dënuar për sulmin ndaj një avioni UTA DC-10 në vitin 1989.
Gjatë seancës, kryetari i gjykatës lexoi dy letra nga Gueant, ndërsa Sarkozy shqyrtonte shënimet e tij përpara se të merrej në pyetje për marrëdhënien dhe bashkëpunimin e tyre. Ai deklaroi se njohja mes tyre nuk kishte qenë fillimisht e ngushtë dhe se besimi u ndërtua vetëm pas vitit 2002.
Sarkozy kishte mbërritur më herët në gjykatën e Parisit për këtë seancë, e cila konsiderohet si paraqitja e tij e fundit në këtë proces gjyqësor në shkallë të dytë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Travel Off Path”: Valë turistësh në Shqipëri mes rregullave të reja të hyrjes në BE

TIRANË, 29 prill 2026 /Albania Express News/- Ndërsa Evropa...

Barcelona/ Hansi Flick, titull kampion dhe rinovim i kontratës

Hansi Flick do të rinovojë kontratën me Barcelonën menjëherë...