Barcelona/ Hansi Flick, titull kampion dhe rinovim i kontratës

Hansi Flick do të rinovojë kontratën me Barcelonën menjëherë pasi skuadra blaugrana të sigurojë përfundimisht titullin kampionë në La Liga. Edhe pse nuk ka një datë konkrete, të dyja palët e kanë të qartë se çfarë duhet bërë; mbylljen përfundimisht marrëveshjen dhe nisjen e punës për të planifikuar sezonin e ardhshëm ku priten ndryshime të rëndësishmë në skuadër.

Trajneri gjerman do të zgjasë kontratën e tij me Barcelonën deri në 2028 dhe tani ajo që pritet është vetëm formalizimi dhe nënshkrimi i saj.
Vazhdimësia e Hansi Flick ka qenë gjithnjë prioritet për Joan Laportan. Presidenti i Barcelonës e ka pasur këtë ide në kokën e tij që në momentin kur trajneri gjerman erdhi në pankinën e blaugranave. Në fakt, Laporta e kërkoi Flick edhe përpara se të caktonte Xavi Hernandez në stolin e Barcelonës, por në atë moment Flick ishte nën kontratë me Federatën Gjermane të Futbollit. Pas largimit të Xavi hernandez, Flick ishte zgjedhja e menjëhershme

Dhe impakti i tij te Barcelona nuk vonoi të shfaqej. Në sezonin e tij të parë me klubin katalanas, Flick fitoi titullin në La Liga me autoritet si dhe Kupën e Mbretit e Superkupës së Spanjës dhe arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Ky rendiment u shpërblye me rinovimin e kontratës deri në vitin 2027. Besnik i filozofisë së tij, Flick gjithnjë ka qenë me idenë për të ecur vit pas viti, pa impenjime afatgjata.
Në fushatën elektorale për zgjedhjet e 15 marsit, Laporta donte të mbyllte këtë çështje. Pikërisht në atë kohë nisën të hidheshin bazat për një marrëveshje që u mbyll me rizgjedhjen e presidentit. Trajneri Flick nga ana e tij nuk preferoi të nënshkruajë kontratën e re deri në qartësimin e panoramës institucionale.
Tani me Laportën të konfirmuar në postin e presidentit dhe me titullin kampion praktikisht të siguruar, nuk ka më asnjë arsye që të shtyhet më hedhja e firmës në kontratën e re, një proces që do të ndodhë shumë shpejt. Trajneri do të ketë edhe 2 sezone të garantuar dhe opsion edhe për një të tretë. Synimi i Laportës, që e ka shprehur edhe gjatë fushatës është që Flick të drejtojë projektin deri në fundin e mandatit të tij dhe të jetë trajneri i skuadrës kur të përurohet Camp Nou i ri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Turizmi i natyrës në rritje, Funari përfiton fazën e dytë të projektit europian IPA Cross-Border

ELBASAN, 29 prill 2026/Albania Express News/ Këshilli bashkiak i...

FIFA planifikon revolucion në futboll, një lojtar nën 21 vjeç mund të bëhet i detyrueshëm në formacion

FIFA po shqyrton mundësinë për ta bërë të detyrueshme...

“Rezidenca qeveritare” në Sarandë, pjesë e kampusit Eco-Smart “Poli i Zhvillimit Turistik”

TIRANË, 29 prill 2026 /Albania Express News/ Këshilli i...

Sulmi me thikë në Londër, reagon policia: Ishte akt terrorist, autori me probleme të shëndetit mendor

Dy burra hebrenj janë plagosur me thikë në Londër,...