Sali Berisha: Sulmi ndaj Trump synonte të ndryshonte me masakër historinë

TIRANË, 26 prill 2026 /Albania Express/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj sulmit me armë të raportuar në Washington DC, ku objektiv ishte presidenti amerikan Donald Trump.

Berisha theksoi se një person i armatosur ka depërtuar gjatë një aktiviteti në hotelin Hilton dhe ka hapur zjarr, por është neutralizuar menjëherë nga United States Secret Service.

Në reagimin e tij, Berisha e cilëson ngjarjen si një “akt horror” dhe një tentativë për të ndryshuar historinë përmes dhunës. Ai gjithashtu vlerëson ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionale të shërbimeve sekrete amerikane.

“Shërbimet sekrete evakuan presidentin Trump dhe zonjën e parë, krimineli u arrestua me shpejtësi nga rojet e sigurisë, një punonjës i shërbimit sekret u plagos por fatmirësisht për kombin amerikan dhe miqtë e tij nuk pati asnjë viktim apo të plagosur nga të ftuarit”, u shpreh Berisha.

“Presidenti Trump u rikthye në darkën e fjalës së lirë dhe dhe mbajti sipas parashikimit fjalën e rastit në të cilën dënoi aktin kriminal të ndërmarrë në Mbrëmjen e Fjalës së Lirë nga një person në vlerësimin e tij jonormal dhe lavdëroi ndërhyrjen e shpejtë dhe të guximshme e të suksesshme të shërbimit sekret”, thuhet në reagimin e Berishës.

Berisha shprehet se Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal që synonte një masakër.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Problemet me Amnistinë 2026/ Zbardhja me vonesë e vendimeve po përdoret si argument i ri për të përfituar nga falja e dënimit

TIRANË ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Amnistia Penale 2026 vijon...

Revolucioni Flamingo në ditën e 57 / Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

TIRANË ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Protestuesit kanë nisur marshimin...

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin gjatë tentativës për ta arrestuar

BERLIN ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Në një deklaratë, departamenti...

Velipoja mbushet me pushues, plazhi në kulmin e sezonit veror

VELIPOJË, 26 korrik 2026/Albania Express News/-  Plazhi i Velipojës,...