Sali Berisha konfirmon Gazment Bardhin kreun e Grupit Parlamentar të PD-së

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish Gazment Bardhin si kreun e Grupit Parlamentar të PD-së. “Propozoj kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Udhëhoqi grupin në kushte shumë të vështira. Me drejtimin e tij do të njohë performancë të re gjatë kohëve që vijnë. Dhe nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj,” tha Berisha.

Nënkryetarë të grupit parlamentar janë Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti, dy të rinj me formim dhe kontribut politik. Sekretare u caktua Elda Hoti, detyrë që e ka kryer edhe si deputete, dhe zëdhënëse u caktua Ledina Ajodhi.

Berisha shtoi: “Sot konstituojmë grupin dhe nesër dhe pasnesër caktojmë përfaqësuesit tanë në Komisionet Parlamentare. I uroj suksese Kryesisë së re. Së bashku do caktojmë përfaqësuesit tanë në komisione.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Task-forca monitoron vijën bregliqenore të Pogradecit, mbi 60% e plazheve mbeten publike

NGA ARTIN HALILI POGRADEC ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Një task-forcë...

Kryeministri Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri i Shqipërisë, Edi...

Kepi i Gjelbër, historia më e bukur e Botërorit 2026

BOTËRORI 2026, 4 korrik 2026/Albania Express News/-Në një Botëror...