Cërriku i bashkohet Tiranës, Beratit, Tepelenës dhe Matit – 5 bashki drejt zgjedhjeve të parakohshme

Bashkia e Tiranës do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas konfirmimit të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i cili tha se kryeqyteti duhet t’i rikthehet normalitetit pas 7 muajsh që kryetari aktual, Erion Veliaj, ndodhet në qeli.

Rama propozoi emrin e Ogerta Manastirliut për të garuar në siglën e PS për të ruajtur qeverisjen socialiste në bashkinë më të madhe të vendit. Së bashku me Tiranën, edhe Cërriku pritet të shkojë në zgjedhje për bashkinë, pasi kryetari aktual, Andis Salla, u zgjodh nga Rama për të qenë ministër i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Kështu, Tirana dhe Cërriku i bashkohen listës së bashkive që pritet të shkojnë në zgjedhje pas vakancave të krijuara, së bashku me Beratin, Tepelenën dhe Matin. Këto të fundit “humbën” kryebashkiakët e tyre, të cilët u zgjodhën deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Më konkretisht, Ervin Demo i Beratit, Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Agron Malaj i Matit do të jenë deputetë të rinj në Parlament, me ish-kreun e bashkisë së Beratit që do të shërbejë edhe si ministër i Pushtetit Vendor në vend të Arbjan Maznikut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...