Rrëzohet helikopteri ushtarak në Peru, 8 të vdekur, mbijeton vetëm piloti

PERU ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Tetë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak të tipit Mi-17 në rajonin Ayacucho të Perusë. I vetmi person që i mbijetoi aksidentit është piloti, i cili pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me urgjencë në një spital në kryeqytetin Lima.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Perusë, sipas së cilës helikopteri transportonte nëntë persona në momentin e aksidentit. Mjeti fluturues po kthehej nga një mision shpëtimi, i ndërmarrë për të ndihmuar një patrullë ushtarake që kishte mbetur e bllokuar në luginën e lumenjve Apurímac, Ene dhe Mantaro, një zonë e njohur me akronimin VRAEM.
Mes viktimave janë pesë pjesëtarë të ekuipazhit dhe tre ushtarakë. Piloti Enzo Espinosa Roque është i vetmi i mbijetuar. Ai u dërgua në një spital në Lima për të marrë trajtim mjekësor për shkak të plagëve të rënda.

Shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për rrethanat e ngjarjes. Aksidenti ndodhi në rajonin VRAEM, një zonë ku ndodhen sipërfaqe të mëdha të kultivuara me bimë koka dhe ku veprojnë organizata kriminale të përfshira në trafikun e narkotikëve.
Kjo është përplasja e dytë fatale e një helikopteri ushtarak Mi-17 në Peru gjatë këtij viti. Në shkurt, një helikopter i të njëjtit model, i angazhuar në një operacion shpëtimi pas përmbytjeve në rajonin Arequipa, u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e 15 personave, mes tyre shtatë fëmijë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha: Duhet bashkimi më i gjerë i mundshëm i opozitës shqiptare

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i Partisë Demokratike,...

Festa e Pavarësisë, kryeministri Rama: Me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka...

28 Nëntori, 114 vite Pavarësi! Gëzuar Ditën e Flamurit, shqiptarë kudo që ndodheni!

28 Nëntori i vitit 1912 mbetet një nga datat...