Hetimet e SPAK, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses, kërkon shfuqizimin vendimeve të GJKKO, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë

TIRANË , 27 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të të tre shkallëve të gjyqësorit, të cilat nuk pranuan kërkesën e tij për konstatimin e shkeljeve procedurale dhe pavlefshmërinë e veprimeve hetimore të kryera nga SPAK.

Sipas regjistrit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, relator i çështjes është caktuar gjyqtari Asim Vokshi.
Veliaj kërkon shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën të vendimit nr. 43 akti, të datës 1 shtator 2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë; vendimit nr. 228 (87-2025-359), të datës 20 tetor 2025, të Apelit të Posaçëm dhe vendimit nr. 00-2026-568, të datës 19 shkurt 2026, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Vendimet lidhen me kërkesën e kryebashkiakut për konstatimin e shkeljeve procedurale gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 27 të vitit 2024 dhe pavlefshmërinë e veprimeve hetimore të Prokurorisë së Posaçme.

Më 1 shtator 2025, GJKKO nuk pranoi kërkesën e Veliajt, ndërsa më 20 tetor të të njëjtit vit, Apeli i Posaçëm, me gjyqtar Engert Pëllumbin, vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.
Kryebashkiaku iu drejtua më pas Gjykatës së Lartë, ku më 19 shkurt 2026, Kolegji Penal vendosi mospranimin e rekurseve të paraqitura prej tij.
Në kërkesën e mëparshme drejtuar GJKKO-së, Veliaj pretendonte se SPAK kishte kryer veprime hetimore përpara regjistrimit të procedimit penal, duke shmangur, sipas tij, afatet ligjore dhe kontrollin gjyqësor.
Pas vendimmarrjes së të tre shkallëve të gjyqësorit, Veliaj kërkon tashmë shfuqizimin e këtyre vendimeve nga Gjykata Kushtetuese, si dhe ngarkimin e shpenzimeve gjyqësore subjektit të interesuar.
Më këtë kërkesë Veliaj kundërshton ligjshmërinë e veprimeve hetimore të SPAK-ut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

INSTAT: Shqipëria drejt një sistemi modern të statistikave të popullsisë

TIRANË , 27 nëntor 2026/Albania Express News/-Shqipëria synon të...

Dhoma e Avokatisë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e rregullores së brendshme të GJKKO-së

TIRANË , 27 nëntor 2026/Albania Express News/-Dhoma e Avokatisë...

“Travel Off Path”: Nga Saranda në Korfuz në vetëm 30 minuta, dy destinacione në një udhëtim

TIRANË , 27 nëntor 2026/Albania Express News/-Shqipëria vijon të...