Romani “Vajzat e mjegullës” i Namik Dokles në garë për Çmimet Shtetërore të Përkthimit Letrar në Greqi

GREQI ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Një lajm i rëndësishëm vjen nga Athina për shkrimtarin dhe politikanin e njohur shqiptar Namik Dokle. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se romani i tij “Vajzat e mjegullës”, i botuar në gjuhën greke, është përzgjedhur në listën konkuruese të veprave për Çmimet Shtetërore të Përkthimit Letrar në greqisht.

Sipas Dokles, lajmi i është komunikuar nga botuesja greke Mary Thermioti, e cila vlerëson se përfshirja e romanit në këtë proces përbën një arritje të rëndësishme. Vepra është përkthyer në gjuhën greke nga përkthyesi Mihal Naço.

Në mesazhin e saj, botuesja shprehet: “Është një nder i vërtetë të shohim veprën tënde në këtë proces dhe jemi krenarë që patëm mundësinë ta botojmë atë në greqisht. Përgëzime edhe një herë dhe faleminderit që na besove librin tënd të mrekullueshëm!”

Përzgjedhja e romanit “Vajzat e mjegullës” në listën e veprave pretendente për një nga vlerësimet më të rëndësishme të përkthimit letrar në Greqi përbën një tjetër sukses për letërsinë shqiptare dhe një vlerësim të rëndësishëm për krijimtarinë e Namik Dokles në arenën ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajn do të përfundoni si dasmë lagjeje

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/- Kreu i grupit...

Aplikimi për në universitete në tre raunde, procesi nis në 27 korrik

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/ -Maturantët që synojnë...

Festë për Xhakën me shokë në Vancouver, Zvicra kalon me penallti Kolumbinë dhe gjen Argjentinën në çerekfinale

BOTËRORI 2026 ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Zvicra ka siguruar...