Sulmet amerikane ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit

SHBA ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, duke i cilësuar ato si “absolutisht të nevojshme”.

Duke folur nga samiti dyditor i NATO-s në Ankara, ku marrin pjesë edhe liderët e vendeve anëtare, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, Rutte u pyet për operacionin ushtarak amerikan që, sipas Uashingtonit, goditi mbi 80 objektiva në Iran.
“Mendoj se ishte absolutisht e nevojshme, sepse kur ke një armëpushim dhe Irani praktikisht e shkel atë, siç pamë me sulmet ndaj anijeve, është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të reagojnë me forcë“, deklaroi kreu i NATO-s.

Komenti i Rutte vjen në një moment kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur ndjeshëm pas sulmeve ndaj tankerëve në Ngushticën e Hormuzit dhe kundërpërgjigjes ushtarake amerikane.
Deklarata e tij pritet të shtojë debatet mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ndërsa liderët e NATO-s vijojnë diskutimet për sigurinë rajonale dhe sfidat globale në samitin e Ankarasë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajn do të përfundoni si dasmë lagjeje

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/- Kreu i grupit...

Aplikimi për në universitete në tre raunde, procesi nis në 27 korrik

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/ -Maturantët që synojnë...

Festë për Xhakën me shokë në Vancouver, Zvicra kalon me penallti Kolumbinë dhe gjen Argjentinën në çerekfinale

BOTËRORI 2026 ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Zvicra ka siguruar...