“Rolex” për Armando Brojën? Premtimi i çmendur i Guardiolës nëse Burnley ndal Arsenalin

ANGLI,15 maj 2026/Albania Express News/Gara për titullin kampion në Premier League ka marrë një kthesë të papritur dhe tejet interesante, ku protagonist është bërë edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Ndonëse Burnley ka zbritur matematikisht në Championship, skuadra e sulmuesit kuqezi do të jetë më e motivuar se kurrë të hënën në mbrëmje në “Emirates Stadium” përballë Arsenalit kryesues.
Për këtë motivim ekstra ka menduar trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola. Pas fitores bindëse 3-0 ndaj Crystal Palace, “Qytetarët” e kanë ngushtuar në vetëm dy pikë diferencën me liderët e Londrës. Megjithatë, për të mbrojtur titullin, City nuk mjaftohet vetëm me fitoret e veta, por i duhet të shpresojë te një hap i gabuar i “Topçinjve” në dy takimet e mbetura.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes së fundit, Guardiola ka bërë një zotim që ka pushtuar mediat: “Nëse Burnley mposht Arsenalin të hënën, unë zotohem se do të blej nga një orë ‘Rolex’ dhuratë për secilin prej futbollistëve të tyre.”
Ky premtim përfshin drejtpërdrejt edhe Armando Brojën, i cili pritet të jetë në majën e sulmit të Burnley-t në këtë përballje jetike për fatet e kampionatit. Ndonëse skuadra e tij po kalon një moment të vështirë dhe u braktis nga tifozët në takimin e fundit në “Turf Moor”, motivimi financiar dhe prestigji i një dhurate të tillë nga Guardiola mund të ndryshojë totalisht qasjen e lojtarëve në fushë.
Të besuarit e Mikel Artetës zbresin në fushë me detyrimin e vetëm fitoren, por tashmë përballë do të kenë një ekip që nuk luan thjesht për krenari, por edhe për një shpërblim luksoz. Nëse Broja me shokë arrijnë të ndalin Arsenalin, ata jo vetëm që do të merrnin dhuratën e premtuar nga Pep, por do të vendosnin fatin e titullit në duart e Manchester City-t. Mbetet për t’u parë nëse sulmuesi kuqezi do të arrijë të jetë vendimtar në këtë mbrëmje, duke u bërë “makthi” i Arsenalit dhe “heroi” i papritur i Guardiolës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kushte të paqëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të premte 15 maj 2026

TIRANË,15 maj 2026/Albania Express News//Ditën e premte vendi ynë...

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

AUSTRI,15 maj 2026/Albania Express News/Nata e dytë e gjysmëfinales...

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin Turqinë, të plagosur dhe dëme në disa rajone të vendit

TURQI,14 maj 2026/Albania Express News/Moti i keq ka goditur...

Tmerr në Zvicër, drejtori i një klinike kardiologjie është përgjegjës për vdekjen e 70 pacientëve

ZVICËR,14 maj 2026/Albania Express News/Një skandal i rëndë ka...