Rikthehet kaosi në rrugën kombëtare Elbasan–Librazhd-Kthesat e Dragostunjës, dominohet nga gropat për shkak të punimeve që po kryhen për zgjerimin e rrugës

Rikthehet kaosi në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd deri në zonën e Kthesave të Dragostunjës. Prej orës 13:00, fluksi i shtuar i automjeteve që qarkullojnë në të dyja drejtimet ka krijuar radhë të gjata dhe vonesa të konsiderueshme.

Situata u përkeqësua ndjeshëm gjatë mesditës, për shkak të shtimit të fluksit të automjeteve në qarkullim
dhe por edhe për shkakun se disa segmente të rëndësishëm të rrugës, janë pjesë e punimeve që po kryhen për zgjerimin e Korridorit VIII, nga Miraka drejt Urës së Murrashit.Të gjitha këto segmente prej kohësh dominohen nga gropat dhe janë tejet të rrezikshme për qarkullimin e automjeteve tip autoveturë .Kjo gjendje detyron drejtuesit e mjeteve të ulin ndjeshëm shpejtësinë, duke sjellë ngadalësim të qarkullimit dhe rrezik për aksidente.

Drejtuesit e automjeteve shprehen të shqetësuar për kushtet e rrugës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për sistemimin e segmentit problematik, sidomos në një aks me rëndësi të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë, policia rrugore ndodhet në terren për menaxhimin e trafikut, ndërsa apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë aks.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Artistja amerikane Anne Kullaf rrëfen ëndrrën për të pikturuar Alpet dhe bregdetin e Shqipërisë që e kanë magjepsur edhe nga larg

Nga Caush Kullafi SHBA ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Artistja amerikane...

Princ Leka bëhet me djalë! Blerta Celibashi sjell në jetë Aleksandrin

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Një lajm i bukur...