Renditja e Superiores pas javës së 31/ Vllaznia zyrtarisht në ‘Final Four’, Elbasani në vend të dytë, garë e ndezur për mbijetesën

Bylis-Dinamo dhe Elbasani-Partizani ishin ndeshjet që mbyllën javën e 31 të Kategorisë Superiore dhe në përfundim të saj është dhënë tashmë një verdikt. Vllaznia tashmë është skuadra e parë që siguron matematikisht vendin e saj në fazën e ‘Final Four’.

Skuadra shkodrane arriti të presë biletën për në këtë fazë edhe falë rezultateve të kësaj të hëne pasi Bylisi dhe Dinamo e mbyllën ndeshjen 1-1, ndërsa Elbasani mposhti Partizanin 3-0 në Elbasan Arena. verdheblutë përfituan edhe nga humbja e Egnatias nga Tirana për t’i rrëmbyer vendin e tretë skuadrës rrogozhinase që zbret në vendin e tretë. Dinamo dhe Partizani me 44 pikë tashmë duelojnë mes tyre për të qenë mes 4  ekipeve më të mira.

Teuta duket e qetë në vendin e 6, ndërsa akoma më e ndezur është beteja për mbijetesën. Tirana, Vora dhe Bylis janë respektivisht në vendin 7, 8 dhe 9 me 31 pikë, ndërkohë që Flamurtari është në vendin e fundit me 26 pikë, me skuadrën vlonjate që nuk mund të përjashtohet përfundimisht nga gara.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vdes në fushë ish-lojtari i kombëtares së Nigerisë në moshën 40-vjeçare

Bota e futbollit është tronditur nga një ngjarje e...

“Gjithçka ose asgjë: Sopoti dhe Tërbuni ndeshen për një vend mes më të mirëve!”

LIBRAZHD,24 prill 2026/Albania Express News/Nesër, në një pasdite...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Cërrik, humb jetën një person

ELBASAN ,24 prill 2026/Albania Express News/Një aksident i rëndë...