Regjistrimi fillestar i pronave në Piqeras, Tavo: E nevojshme prania fizike e qytetarëve

TIRANË , 23 gusht 2026/Albania Express News/-Bashkia Himarë njofton të gjithë banorët dhe pronarët e pasurive në fshatin dhe zonën e Piqerasit se, në kuadër të procesit të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme, është e nevojshme prania e tyre fizike për vijimin dhe përfundimin e procedurave nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK).

Për këtë arsye, Bashkia u bën thirrje të gjithë personave të interesuar të jenë të pranishëm fizikisht dhe të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e ASHK-së, në mënyrë që të kryhen verifikimet e nevojshme në terren dhe të mundësohet përfundimi sa më shpejt i procesit të regjistrimit.

“Ky proces është me rëndësi të veçantë për formalizimin dhe regjistrimin përfundimtar të pasurive, ndaj kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë banorëve të zonës”, ka deklaruar kryebashkiaku Vangjel Tavo.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME