Reduktimi i deputetëve nuk e përmirëson demokracinë: Shqipëria ka nevojë për më shumë përfaqësim, jo më pak!

Nga Alban Daci

Kemi nevojë për “Kuvendin e Shqipërisë” dhe jo për “Dhomën e Lordëve” të Shqipërisë

Pasi bëra këtë analizë në lidhje me propozimin e “famshëm” për uljen e deputetëve duke e kundërshtuar atë me argumente e referenca, pashë dhe lexova një “lumë” komentesh që aludonin duke thënë mes të tjerash se: janë të gjithë hajdutë e kushtojnë shumë e prandaj duhet të ulet numri!
Në fakt deri diku kanë të drejtë, sepse shumica që kanë qenë e janë në parlament nuk e kanë konsideruar si privilegje përfaqësimi, por si një mundësi punësimi duke siguruar një rrogë të majme.
Megjithatë, këta që komentojnë në kohë zgjedhjesh, një pjesë e mirë janë votues që kanë votuar e vazhdojnë të votojnë për këtë klasë politike dhe nuk kuptojnë pasojat e rënda që mund të jepte një reformë e tillë nëse bëhet, sepse e blindon Parlament në një grup e rreth viciozë që do të ultë numrat e shumicës për reforma kushtetuese dhe po ashtu do të ndalonte mundësinë që persona të pakapur nga sistemi të kenë mundësinë të ulen në atë vend që duhet të jetë tempulli i demokracisë.
Në shumë komente, nuk mungojnë edhe ata që i bëjnë sipas orekseve apo bindjeve që kanë ndaj liderëve që e kanë dominuar politikën në këto vite dhe e kanë kthyer në ”Tokë të zanun”.
Sigurisht, kur lexoj shpesh komente të tillë më forcohet bindja: para se të bëjnë reforma duhet të kemi qytetarë të lirë! Shpenzimet e deputetëve nuk janë kurgjë nëse llogarisim shpenzimet dhe fondet që marrin e sigurojnë forcat politike kryesore për të “kapur” qytetarët duke i mbajnë “peng” në interesin e tyre e kundër vullnetit të lirë! Shpenzimet që kanë pasur e kanë njerëzit e pushtetit e shpesh edhe me akuza korrupsioni janë shumë herë më të larta se kostoja legjitime e një deputeti në Parlament!
Mohimi i lirisë për një kohë të gjatë kthehet një gjendje normale dhe e pranueshme!
Kam frikë se tashmë pas 35 viteve tranzicion diçka e tillë po ndodhë edhe me Ne!
Nëse ndodh kjo reformë, parlamenti do të kthehet një përfaqësim dinastish dhe fëmijët e shumë qytetarëve të tjerë që do të kenë aspiratën për t’u bërë deputetë do të mbeten jashtë përgjithmonë duke u bërë një mollë e ndaluar! Parlamenti do të bëhet pronë me testament vetëm për fëmijët e atyre që kanë dominuar në këto vite politike ose maksimumi do të ketë vend për ata që do të shkojnë për t’u shërbyer atyre dhe jo për të përfaqësuar sovranin.
Praktikisht nuk do të quhet me Kuvendi i Shqipërisë, por “Dhoma e Lordëve” të Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Edmond Miha ,nga Durrësi në Europë, rrugëtimi i një futbollisti dhe trajneri vizionar

Nga BUJAR QESJA /Mjeshtër i Madh Ditët që nisin me...

Sali Berisha: Sulmi ndaj Trump synonte të ndryshonte me masakër historinë

TIRANË, 26 prill 2026 /Albania Express/ Kryetari i Partisë...

Berisha: Rama krijoi një seri problemesh madhore me Greqinë

TIRANË, 26 prill 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...