“Rana e Hedhun”, perlë e turizmit në Shëngjin/ Plazh ranor, sporte ujore dhe një peizazh unik që tërheq mijëra pushues

SHËNGJIN ,03 gusht 2026/Albania Express News/-

Bregdeti i Shëngjinit vijon të jetë një nga destinacionet më të preferuara të sezonit veror, ndërsa plazhi i “Ranës së Hedhun” po tërheq çdo ditë qindra pushues vendas dhe turistë të huaj, falë natyrës së veçantë dhe panoramës së rrallë që ofron.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga kjo zonë turistike, ku shihen pushues që shijojnë plazhin ranor, ujin e pastër dhe aktivitetet sportive në det, duke e kthyer “Ranën e Hedhun” në një nga pikat më të frekuentuara të verës.

E vendosur rreth 2.5 kilometra në veri të Shëngjinit, në bashkinë e Lezhës, “Rana e Hedhun” është një nga mrekullitë natyrore më të veçanta të Shqipërisë. E shpallur Monument Natyre dhe e vlerësuar si një gjeomonument i rrallë, kjo zonë dallohet për dunat e rërës që zbresin nga shpati i malit të Rencit drejt brigjeve të Adriatikut, duke krijuar një peizazh që nuk gjendet askund tjetër përgjatë bregdetit shqiptar.

Me një gjatësi prej rreth 600 metrash dhe gjerësi afro 100 metra, plazhi ofron një kombinim unik mes rërës gri, detit të kaltër dhe shkëmbinjve që zbresin nga mali deri në vijën bregdetare. Ky kontrast natyror e ka kthyer “Ranën e Hedhun” në një destinacion të preferuar jo vetëm për pushime, por edhe për fotografi, eksplorim dhe sporte ujore.

Përveç vlerave turistike, zona njihet edhe për rëndësinë e saj shkencore dhe gjeomorfologjike, duke qenë një nga fenomenet natyrore më të veçanta në vend. Çdo sezon veror, mijëra vizitorë zgjedhin këtë plazh për qetësinë, natyrën e paprekur dhe eksperiencën ndryshe që ofron, duke e renditur “Ranën e Hedhun” mes destinacioneve më të bukura të rivierës veriore shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestat kundër Reformës Territoriale, Berisha: Janë të ligjshme, qytetarët të reagojnë

TIRANË,03gusht 2026/Albania Express News/-Pasi doli nga Prokuroria e Përgjithshme,...

Reforma territoriale: transparenca e kritereve dhe interesi publik

Nga Ernelinda Meksi TIRANË ,03gusht 2026/Albania Express News/-Debati mbi reformën...