Rama merr pjesë në takimin e Komunitetit Politik Europian në Danimarkë, agjenda

Të enjten, më 2 tetor në Kopenhagë (Danimarkë) do të zhvillohet takimi i shtatë i Komunitetit Politik Europian, ku pritet të marrin pjesë 47 krerë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti.

Në qendër të diskutimeve do të jenë forcimi i mbështetjes për Ukrainën, gjendja e sigurisë në Europë si dhe mënyrat për ta bërë kontinentin më të fortë e më të sigurt përballë sfidave gjeopolitike aktuale. Në takim merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Takimi do të nisë me seancën plenare hapëse dhe do të pasohet nga tryeza të rrumbullakëta mbi çështje të ndryshme të sigurisë, përfshirë kërcënimet tradicionale dhe hibride, sigurinë ekonomike dhe migracionin.

Bashkimi Europian do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Programi i punimeve parashikon mbërritjen e delegacioneve në orën 08:15, plenaren hapëse në 10:00, fotografinë e përbashkët në 11:30, tryezat e rrumbullakëta në 12:00, takime bilaterale në 13:00 dhe sesionin përmbyllës në orën 15:00.

Komuniteti Politik Europian ka për synim të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët, si dhe të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit. Deri tani, kjo platformë është mbledhur gjashtë herë.

Ky samit vjen një ditë pas takimit informal të Këshillit Europian, që do të mbahet më 1 tetor në Kopenhagë.

Vendet pjesëmarrëse në samit janë 27-të vendet e Bashkimit Evropian, si edhe: Shqipëria, Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina, Gjeorgjia, Islanda, Kosova, Lihtejnshtajni, Moldavia, Monako, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, San Marino, Serbia, Zvicra, Turqia, Ukraina dhe Britania e Madhe.

Takimi i mëparshëm u zhvillua në Tiranë në 16 maj të këtij viti. Ndërkohë takimet e radhës janë planifikuar të zhvillohen në Armeni dhe Irlandë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha: Të lirohen menjëherë protestuesit, ndëshkim atyre që ushtruan dhunë

TIRANË, 4 korrik 2026 /Albania Express News/ -Kryetari i...

Në luftë për një kondicioner, vala e të nxehtit shkakton përleshje në Francë për pajisjet ftohëse

FRANCË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Një fushatë zbritjesh në...

Kushtetuesja rrëzon Veliajn, nuk kalon padinë e kryebashkiakut për gjykimin ndaj dosjes së SPAK

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Gjykata Kushtetuese nuk e...