Rama i përgjigjet Vetëvendosjes: “Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Kosovës”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një statusi të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila e akuzoi si një ndër mbështetësit dhe lobistët kryesorë për krijimin e Gjykatës Speciale. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama u shpreh se qëndrimet e tij janë keqinterpretuar dhe se Vetëvendosja po ngatërron raportet institucionale mes Shqipërisë dhe Kosovës me çështje të politikës së brendshme.

“Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro, kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve sa herë ka qenë nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim,” shkruan Rama.

Ai theksoi se Gjykata Speciale nuk u ngrit për të ndëshkuar drejtuesit politikë e ushtarakë të UÇK-së, por për të hetuar pretendimet për trafik organesh, duke theksuar se “nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i saj të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës”.

Rama shtoi gjithashtu se nuk është as organizator, as folës i protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, ndonëse e mbështet plotësisht nismën. “Do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim, me dashje ose pa dashje, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj,” thekson ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, 8 persona të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të...

Operacion policor në Elbasan, dyshime për aktivitet të paligjshëm prostitucioni pranë zonës universitare

Një operacion i Policisë së Shtetit është zhvilluar mbrëmjen...

Gjysmëfinalet e UEFA Champions League, parashikimet e Superkompjuterit Opta

Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Arsenal dhe Atlético Madrid kanë...

Agroturizëm “Paja” prezanton me dinjitet vlerat e Belshit në panairin ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2026” në Lushnje

LUSHNJE,26 prill 2026/Albania Express News/Në qendër  të qytetit të...