Uruguai, vendi i parë në Amerikën Latine që njeh eutanazinë me ligj

Senati i Uruguait ka miratuar një projektligj historik që legalizon eutanazinë, duke e vendosur vendin mes të paktëve në Amerikën Latine që njohin të drejtën për t’i dhënë fund jetës në mënyrë të asistuar.

Ligji i ri garanton të drejtën për t’u “përballur me vdekjen me dinjitet” për të gjithë personat e rritur që janë mendërisht të shëndetshëm, por që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme ose të pakthyeshme që shkaktojnë dhimbje të padurueshme.

Pas një debati që zgjati më shumë se 10 orë, projektligji mori mbështetjen e partisë në pushtet dhe votat pro të disa deputetëve të opozitës. Vendimi u përshëndet nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe grupet pro-eutanazisë, ndërsa ka nxitur reagime dhe kundërshtime nga qarqet fetare dhe konservatore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...