RAI 3 nis transmetimet arbëreshe, programacion për 13 muaj

Një programacion radiofonik dhe televiziv në gjuhën arbëreshe do të transmetohet në valët e RAI 3, në rajonin e Kalabrisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së fundit midis Presidencës së Këshillit të Ministrave dhe RAI-t, ka nisur prodhimi i programeve televizive dhe radiofonike që synojnë promovimin e kulturës arbëreshe. Këto programe lidhen drejtpërdrejt me ligjin 482 të vitit 1999 dhe me Kontratën e Shërbimit Kombëtar, e cila siguron mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore në rajonet e ndryshme të Italisë.

Transmetimet në gjuhën shqipe do të nisin më 15 shtator dhe do të zgjasin për 13 muaj. Detajet mbi programacionin Radio dhe TV do të jepen gjatë një konference të posaçme për mediet, në selinë e RAI-t në Kozenca.

Një nga programet që do të transmetohet nga RAI 3 për rajonin e Kalabrisë do të jetë mësimi i gjuhës arbëreshe.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...

Edi Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

TIRANË, 13 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...