Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, Rama ndan pamjet: Një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore në vend, po ecet me ritme të larta

ELBASAN ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, duke thënë se vijohet me ritme të larta.

Kreu i qeverisë shkruan se po nderohet një rrjeti rrugor modern e funksional.
Ky investim thotë Rama, synon të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve dhe të rrisë sigurinë rrugore për të gjithë përdoruesit.
“Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta, duke sjellë çdo ditë më pranë përfundimin e një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik e turistik të zonave që lidhen përmes këtij aksi.
Vijojmë me Punët e Shqipërisë, me infrastrukturë moderne dhe funksionale, që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe vizionit për Shqipërinë 2030”, shkruan Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kristjan Asllani drejt Atalantës? Eksperti i merkatos shuan zërat, ja e vërteta me mesfushorin e Kombëtares shqiptare

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-E ardhmja e Kristjan...

Zjarr në lagjen “Skënderbej”, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve drejt banesave

ELBASAN ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Një vatër zjarri është...

Divjaka ngrihet në protestë kundër reformës territoriale, qytetarët dhe kryebashkiaku kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën

NGA SARA TARKO DIVJAKË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Qindra qytetarë...