Kristjan Asllani drejt Atalantës? Eksperti i merkatos shuan zërat, ja e vërteta me mesfushorin e Kombëtares shqiptare

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-E ardhmja e Kristjan Asllanit vazhdon të mbetet e paqartë, por një gjë është e sigurt: nuk ka negociata mes Interit dhe Atalantës për mesfushorin shqiptar.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka mohuar raportimet e fundit që lidhnin Asllanin me një transferim te klubi nga Bergamo.
Sipas Romanos, pavarësisht spekulimeve, Interi dhe Atalanta nuk janë në bisedime për 23-vjeçarin. Megjithatë, ai shton se mesfushori shqiptar do të largohet nga zikaltërit gjatë kësaj merkatoje.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për Kristjan Asllanin, ndërsa interesi për të në tregun e transferimeve vazhdon të jetë i lartë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr në lagjen “Skënderbej”, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve drejt banesave

ELBASAN ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Një vatër zjarri është...

Divjaka ngrihet në protestë kundër reformës territoriale, qytetarët dhe kryebashkiaku kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën

NGA SARA TARKO DIVJAKË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Qindra qytetarë...

PS plan për “shkrirjen” e disa bashkive, Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Deputeti i Partisë Socialiste,...