Protestë para Kuvendit të Kosovës në nisje të seancës konstituive, thirrje kundër ligjit për shtetësinë

KOSOVË ,06 gusht 2026/Albania Express News/-Lëvizja Revolta ka zhvilluar një protestë para Kuvendit të Kosovës në nisje të seancës konstituive, duke kërkuar tërheqjen e projektligjit për shtetësinë.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta dhe kanë bërë thirrje kundër ndryshimeve të propozuara, ndërsa në momentin e mbërritjes së ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, kanë brohoritur: “Hiqeni ligjin për shtetësinë!”
Në pankartat e mbajtura gjatë protestës shkruheshin mesazhe si: “Po kërkojmë transparencë, po marrim heshtje“, “Ne e kemi detyrë të ruajmë atë që u fitua me sakrificë“, “Shtetësia i takon qytetarëve“, si dhe citimi: “Mos qoftë atdheu i ngrohtë si dielli, s’ka pse i duhen gjymtyrët e mia.”

Protesta u zhvillua paralelisht me mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, ndërsa protestuesit kërkuan më shumë transparencë dhe rishikimin e projektligjit për shtetësinë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan, tentoi të vriste me armë zjarri një person në lokal, gjykata lë në burg Poli Boriçin

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Gjykata e Elbasanit ka...

Dossier/Dosja e shkatërrimit të ushtrisë shqiptare, si u grabitën 600 mijë armë dhe rreth 1.5 miliardë fishekë

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Raporeti i ministrit Sabit...