TIRANË , 7 nëntor 2026 / Albania Express News /-Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me një incident, ku një person është shoqëruar nga Policia.
Ngjarja është regjistruar gjatë zhvillimit të tubimit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e shoqërimit apo rrethanat e plota të incidentit.
Studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit për të përcjellë kërkesat dhe qëndrimet e tyre, të cilat vijojnë prej disa javësh.

