Studentët rikthehen në protestë para Ministrisë së Arsimit, tubimi nis në orën 14:00

Elisa Spiropali i përgjigjet me humor “akuzave” për puç, publikon fotonProtestat në kryeqytet vijojnë edhe këtë të shtunë. Pas tubimit të Partisë Demokratike para Kryeministrisë, studentët kanë paralajmëruar një tjetër protestë në orën 14:00, ndërsa mbetet e paqartë mënyra e organizimit dhe itinerari që do të ndjekin.

Tirana do të jetë sërish këtë të shtunë në qendër të zhvillimeve protestuese, me dy tubime të paralajmëruara gjatë ditës.

Studentët kanë njoftuar se do të mblidhen në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, në vijim të protestave të zhvilluara kundër situatës aktuale dhe kërkesave të tyre drejtuar institucioneve.

Deri më tani nuk ka detaje të qarta mbi itinerarin që do të ndjekin protestuesit dhe formatin e tubimit të sotëm. Vëmendja është përqendruar edhe te mbarëvajtja e protestës, pasi gjatë tubimit të së shtunës së kaluar u regjistruan momente tensioni.

Një prej çështjeve që shoqëroi protestën e javës së kaluar ishte distancimi i studentëve nga përpjekjet e përfaqësuesve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar tubimit të tyre, duke kërkuar që protesta të ruante karakterin e saj studentor.

Ndërkohë, më herët, në orën 12:00, Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj në një protestë përpara Kryeministrisë.

Kështu, kryeqyteti pritet të përjetojë një tjetër ditë me protesta, ndërsa zhvillimet dhe reagimet gjatë dy tubimeve do të përcaktojnë ecurinë e situatës në qendër të Tiranës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME