Presidenti Armando Duka largon Silvinjon nga Kombëtarja, stolin ia beson një italiani. Kush është Rolando Maran. Zbulohen dy kushtet e kontratës

TIRANË,19 maj 2026/Albania Express News/Rolando Maran do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë për dy vitet e ardhshme. Zyrtarizimi ka ardhur paraditen e sotme, kur në një konferencë për shtyp është larguar Silvinjo, dhe është prezantuar trajneri i ri.

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka tha se dy objektivat kryesore janë vendi i parë në Nation League si dhe kualifikimi në kampionarin Europian të dy viteve më vonë.

Me këtë rast ai zbuloi edhe faktin se kontrata me Maran do të jetë dy vjeçare.

Përditësimet LIVE:

10:23

“Krenari e madhe”, Maran flet për herë të parë si trajner i Shqipërisë: Dua të ndërtoj një skuadër agresive, do të jetoj në Shqipëri

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka thënë fjalët e tij të para si trajner i Shqipërisë.

10:17

“Kemi vendosur që të mbyllim këtë cikël”/ Sylvinho largohet nga Kombëtarja, braziliani: Ia dolëm të gjithë bashkë, faleminderit

Sylvinho mbylli aventurën e tij me Kombëtaren shqiptare pas thuajse 3 vitesh e gjysmë në krye të kuqezinjve.

Në konferencën për mediat, tekniku brazilian u shpreh se cikli i tij me kuqezinjtë u mbyll dhe falënderoi të gjithë ata që ka punuar, nga lojtarët te Federata, duke përmendur edhe tifozët.

10:14

“Nisim një cikël të ri me Maran”, presidentë kreu i Duka: Objektivat jani Nations League, Europiani dhe Botërori

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një konferencë për mediat, ka zyrtarizuar Rolando Maran si trajnerin e ri të Kombëtares dhe ka folur në lidhje me largimin e Sylvinhos, që largohet me konsensus dhe respekt.

09:38

Zyrtare/ Kombëtarja me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve

Një tërmet i vërtetë taktik ka përfshirë stolin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Pas përfundimit të bashkëpunimit dhe vendimit për të mos rinovuar kontratën me teknikun brazilian Sylvinho, Federata Shqiptare e Futbollit ka lëvizur me shpejtësi dhe ka gjetur pasuesin.

09:04

Fundi i “Samba-s” dhe rikthimi te “Italian Job”, prapaskenat e lamtumirës së Sylvinhos dhe faturat e një suksesi historik

Nga një emër i parë me skepticizëm në një hero kombëtar, e deri te divorci i ftohtë në tryezën e negociatave. Epoka e Sylvinhos në krye të Kombëtares Shqiptare të Futbollit është tashmë një kapitull i mbyllur, duke lënë pas një trashëgimi të artë, por edhe një ndarje që ngre pikëpyetje.

08:11

Sylvinho largohet! Braziliani nuk është më trajneri i Kombëtares, FSHF ka gati zëvendësuesin

Sylvinho nuk është më trajneri i Kombëtares shqiptare.

Në një komunikim për mediat, FSHF ka bërë me dije se tekniku brazilian i ka dhënë fund aventurës së tij me kuqezinjtë.

Gjithashtu, në komunikatë bëhet me dije se në orën 10:00 do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri në një konferencë për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zbardhen kërkesat e Iranit për fundin e luftës: Zhbllokim fondesh dhe kompensim dëmesh

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka bërë...

Turistët shijojnë historinë dhe kulturën e Beratit të një mbi një dritareve

TIRANË, 19 maj 2026 /Albania Express News/ Berati, qyteti...

Kina përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje/ 10 të vdekur, ndërprerje energjie dhe probleme me transportin në disa zona

KINË,19 maj 2026/Albania Express News/Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar...

Sa paguhet “stoli kuqezi”, stafi i Maran fiton brenda ditës më shumë se paga mujore e një shqiptari

TIRANË,19 maj 2026/Albania Express News/Stoli i Kombëtares Shqiptare të...