Policia në terren 24/7, në ndihmë të qytetarëve

Shërbimet e Policisë së Shtetit në Durrës dhe në disa zona të tjera të vendit kanë qenë gjatë gjithë ditës së sotme në terren, duke treguar përkushtim, sakrificë dhe profesionalizëm në ndihmë të përdoruesve të rrugës dhe të banorëve të rrezikuar nga përmbytjet, si pasojë e motit të rënduar.

Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë në situata emergjente, duke garantuar sigurinë e qytetarëve dhe duke ofruar asistencë të menjëhershme për familjet dhe individët në nevojë. Angazhimi i tyre ka qenë i pandërprerë, duke dëshmuar humanizëm dhe përgjegjshmëri në çdo ndërhyrje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet për punonjësit e Policisë, të cilët vijojnë ende shërbimin në terren, si dhe për qytetarët që kanë dërguar dhjetëra mesazhe falënderimi dhe video, duke vlerësuar punën e tyre në këto kushte të vështira.

Policia e Shtetit mbetet në shërbim të qytetarëve, 24 orë në 7 ditë, për të garantuar siguri dhe mbështetje në çdo situatë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...

Evis Sala vlerësohet nga platforma ndërkombëtare, ministrja e Shëndetësisë mes 100 grave influencuese në onkologji

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ministrja e Shëndetësisë...