Nga Klevis Liçi
GRAMSH , 6 nëntor 2026 / Albania Express News /-KF Gramshi ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, ku do të përballet me skuadrën e KF Tërbunit.
Futbollistët gramshiotë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin e ri të qytetit, duke përmbyllur kështu ciklin përgatitor në prag të kësaj sfide.
Skuadra ka punuar për të qenë e gatshme përballë kundërshtarit, ndërsa tashmë vëmendja është përqendruar te ndeshja, ku Gramshi do të kërkojë të zhvillojë një paraqitje pozitive përpara tifozëve të tij.
Gjithçka është gati për duelin me Tërbunin, në një tjetër përballje të rëndësishme për objektivat e sezonit.

