Përplasjet mes dy shoqërive/ Gjykata e Lartë rrëzon “2A Group”, kompania e Pacollit rikthehet në Aeroportin e Vlorës

VLORË,26 maj 2026/Albania Express News/Gjykata e Lartë prishi sot vendimin që kishte pezulluar të drejtën e votës dhe të drejtat e tjera të shoqërisë “Mabco” në kompaninë Vlora International Airport.

Ky vendim është ndryshe nga ai i Gjykatës së Tiranës, i Dhomës Civile dhe Apelit të Përgjithshëm në Tiranë. Tre gjyqtarët e lartë, të cilët morën në shqyrtim çështjen me bazë rekursin e Mabcos, vlerësuan të rrëzojnë kërkesën e VIA dhe A2 Group për marrjen e masës së sigurimit ndaj kësaj të fundit.
Kompania A2 Group, si rezultat i përplasjeve me kompaninë Mabco që lidhen me pretendimet për kuotat në kompaninë VIA, kërkon në Gjykatë përjashtimin e kësaj të fundit dhe, deri në daljen me një vendim për këtë kërkesë, bllokimin e të drejtës së votës së Mabcos.

Bllokimi ishte pranuar në dy shkallët e gjyqësorit, por vendimmarrja e kësaj marte rikthen të drejtat e kësaj të fundit në kompaninë VIA.
Kjo përplasje çoi më 16 maj në bllokimin e punës në aeroportin e Vlorës, ku shoqëria A2 Group nuk lejoi hyrjen në kantierin e ndërtimit të punonjësve dhe nënkontraktorëve të Mabco.Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë

GJIROKASTËR, 13 korrik 2026 /Albania Express News/- Shqipëria është...

Botërori 2026/ Policia në Atlanta në alarm për gjysmëfinalen Angli-Argjentinë

BOTËRORI 2026 ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Atlanta përforcohet për...

Edi Rama merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën në Paris

TIRANË, 13 korrik 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...