Përplasje e rëndë mes dy varkave në brigjet e Kanës, 10 të plagosur dhe një 22-vjeçar i zhdukur

FRANCË ,17 gusht 2026/Albania Express News/-Një 22-vjeçar rezulton i zhdukur dhe dhjetë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy anijeve në brigjet e Kanës, në jug të Francës.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Përplasja ndodhi rreth orës 22:45 në Gjirin e Napolit, në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta. Në aksident u përfshinë një anije e tipit Pardo, me 11 persona në bord, dhe një varkë e fryrë me 10 persona. Të dyja mjetet lundruese mbanin flamurin francez.

Forca e përplasjes bëri që të gjithë personat që ndodheshin në bordin e varkës së fryrë të përfundonin në det. Ekipet e emergjencës nisën menjëherë një operacion të gjerë kërkimi dhe shpëtimi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME