Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në Cërrik, shpëton drejtuesja

Cërrik ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në një nga rrugët e brendshme të qytetit të Cërrikut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25, kur mjeti, që drejtohej nga një grua, ishte në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake, fillimisht është dëgjuar një zhurmë e fortë, e ngjashme me një shpërthim, ndërsa menjëherë më pas automjeti është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, drejtuesja ka arritur të dalë me shpejtësi nga automjeti, duke shpëtuar pa pësuar lëndime.

Si pasojë e zjarrit, automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme nga djegia. Shkaqet e ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...

Evis Sala vlerësohet nga platforma ndërkombëtare, ministrja e Shëndetësisë mes 100 grave influencuese në onkologji

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ministrja e Shëndetësisë...