Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet. Sfidon Spanjën

BOTËRORI 2026 ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Belgjika iu përgjigj në mënyrën më të fortë polemikave që paraprinë sfidën me Shtetet e Bashkuara. “Djajtë e Kuq” dominuan plotësisht amerikanët, fituan 4-1 dhe siguruan një biletë për në çerekfinalet e Botërorit, ku i pret përballja me Spanjën.

Dy ditët para ndeshjes u karakterizuan nga debatet për aktivizimin e Folarin Balogun. Federata belge kundërshtoi vendimin e FIFA-s, të drejtuar nga Gianni Infantino, për ta lejuar sulmuesin të luante me SHBA-në, ndërsa edhe deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump shtuan tensionin rreth sfidës. Megjithatë, Mauricio Pochettino nuk ndryshoi plan dhe e aktivizoi Balogun si titullar.
Në fushë, polemikat duket se motivuan belgët. Edhe pse Rudi Garcia surprizoi duke lënë në stol Kevin De Bruyne, Romelu Lukaku dhe Jeremy Doku, skuadra e tij zhvilloi paraqitjen më të mirë të turneut.

Belgjika kaloi në avantazh që në minutën e 9-të me Charles De Ketelaere, i cili përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe nuk fali. Pak më pas, belgët humbën Amadou Onana për shkak të një dëmtimi në gju, por kjo nuk ua prishi ritmin.
SHBA-ja barazoi në minutën e 31-të me Malik Tillman, pas një goditjeje dënimi që u devijua në mur dhe mashtroi Thibaut Courtois. Megjithatë, reagimi belg ishte i menjëhershëm. Vetëm dy minuta më vonë, Leandro Trossard harkoi saktë në zonë dhe De Ketelaere realizoi golin e dytë personal për 2-1.
Në pjesën e dytë, një gabim i rëndë i portierit Matthew Freese vendosi praktikisht fatin e ndeshjes. De Ketelaere i rrëmbeu topin pranë zonës, ndërsa Hans Vanaken shënoi në portën e boshatisur për rezultatin 3-1.
Në fund, me amerikanët të dorëzuar, Rudi Garcia aktivizoi edhe Lukakun, i cili shfrytëzoi një tjetër gabim në mbrojtjen e SHBA-së dhe vulosi fitoren 4-1 në minutën e 93-të.
Belgjika siguron kështu kualifikimin në çerekfinale, ndërsa SHBA-ja eliminohet para tifozëve të saj. Pas një ndeshjeje të mbushur me polemika jashtë fushe, belgët dhanë përgjigjen më bindëse aty ku kishte më shumë rëndësi: në fushën e lojës.
SHBA 1-4 Belgjikë
Tillman 31’/ De Ketelaere 9’, 33’, Vanekan 57’, Lukaku 90+3’

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Atentati ndaj Ahmet Zogut – Përgjakja e Parlamentit më 23 shkurt 1924

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Nga viti 1920 deri...

Nuk ndalet Skënder Hita, ja ndryshimet e rëndësishme në Policinë e Shtetit

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Drejtori i Policisë së...

Mbyllet protesta e 37 në Tiranë/ Pas fjalimeve te Kryeministria, marshohet nëpër kryeqytet

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarë u mblodhën edhe...

Spanja në çerekfinale, eliminon Portugalinë me golin e Merinos në një betejë “gladiatorësh”. Mbyllet ëndrra e Ronaldos

BOTËRORI 2026 ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është në...