PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama: Ose është çmendur dhe korruptuar Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisën protestën

BRUKSEL ,17 qershor 2026/Albania Express News/Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e lidhur debatin me dezinformimin dhe duke mbrojtur qëndrimet për zhvillimin e zonave të diskutueshme, duke kritikuar sërish protestën.
Postimi i Ramës:

Ja edhe PARLAMENTI EUROPIAN e ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët e rrëzuar me votën e shumicës dërrmuese, futën qorrazi si amendament të Rezolutës për Shqipërinë.
Tani o është çmendur dhe korruptuar krejt Europa, që përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, o ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamengove dhe po e bitisin si luftë për pushtet në emër të flamengove!
Në çdo rast flamengot do të mbrohen, Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standarteve të Bashkimit Europian dhe ne do të vazhdojmë ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ndodhet shtëpia e Europës së Bashkuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Raporti i PE-së për Sazanin dhe Zvërnecin, PD jep tjetër variant për rezolutën: Europa mbështet protestuesit për zonat e mbrojtura

TIRANË ,17 qershor 2026/Albania Express News/Pas deklaratave të kryeministrit...

BOTËRORI 2026 – Pushimet për hidratimin e lojtarëve: shëndet për ta apo biznes milionash nga reklamat?

NJU MEKSIKO, 17 qershoor 2026/Albania Express News/ – Ka...

“Mbreti” i vetëm i Botërorit! Tre statistikat që mbyllin përfundimisht debatin e lojtarit më të mirë në histori

BOTËRORI 2026 ,17 qershor 2026/Albania Express News/Lionel Messi nuk...