Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja e lakmia

Krishti u Ngjall! Me thënien që shoqëron festën e Pashkës, besimtarët ortodoksë pritën në mesnatë Ngjalljen e Krishtit, në liturgjinë e shenjtë drejtuar nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturi Joani.

Në mesazhin e tij dhënë për besimtarët që mbushën sheshin përpara katedrales “Ngjallja e Krishitit” në Tiranë, krypeshkopi Joan u ndal te vatrat e luftës në botë, duke theksuar se në mes të kësaj stuhie, Krishti i Ngjallur përsërit: “Paqe në ju”.

Besimtarët ndezën qirinjtë nga flaka e shenjtë në kishë, sepse vetëm përmes ndriçimit të zemrave mund të arrijnë paqen dhe mirësinë në Krishtin.

Rituale për kremtimin e Pashkës Ortodokse janë mbajtur përgjatë gjithë Javës së Madhe, ku ditën e enjte besimtarët lyejnë vezët me bojë të kuqe, simbol i përtëritjes së jetës dhe mbizotërimit të saj ndaj vdekjes. Po ashtu, të enjten besimtarët blenë edhe një enë prej balte, simbol i përbashkimit të njeriut me Zotin.

Një ditë më pas, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan të Premten e Zezë, ditë që përkujton vdekjen e Krishtit në kryq. E premtja shoqërohet me daljen e epitafit nga kisha dhe kryerjen e procesionit në sheshet kryesore të qyteteve.

Të shtunën besimtarët ndoqën meshën e shenjtë në mesnatë, që kulmoi me Ngjalljen e Krishit, ndërsa të dielën shtrohet dreka tradicionale në familje.

Pashka është data më e rëndësishme në kalendarin kristian, festë që simbolizon gjallërimin e natyrës dhe jetës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Peqin/ Operacioni “Gjurmët”, në pranga dy persona, zbardhen 4 vjedhje në Peqin dhe Elbasan

PEQIN , 31 gusht 2026/Albania Express News/-Dy persona janë...

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...