Pas një dekade në Bergamo, Gjimshiti lë Atalantën, arrin akordin me klubin arab

TIRANË ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një dekade, Berat Gjimshiti i thotë lamtumirë Atalantës dhe futbollit italian për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite te klubi i Al Diriyah.

Sipas gazetarit të specializuar të merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano, Al Diriyah ka arritur marrëveshjen për transferimin e kapitenit të kombëtares shqiptare për vlerën e 3 milionë euro, me futbollistin që do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor të 2028
Berat Gjimshiti u transferua te Atalanta në janar të vitit 2016 nga Zyrihu ku nisi edhe karrierën e tij. Gjatë këtyre 10 viteve, qendërmbrojtësi shqiptar ka zhvilluar mbi 250 ndeshje me klubin bergamask në Serie A dhe ka luajtur një rol kyç te Atalanta në fitoren e Europa League në sezoin 2023/24. Po kështu, Gjimshiti ka qenë një titullar i padiskutueshëm te skuadra e Atalantës edhe në Ligën e Kampioneve dhe ka spikatur për lidershipin e tij, lojën në ajër dhe për një lojë vazhdimisht të mirë në mbrojtje.

Berat Gjimshitit i skadonte kontrata me Atalantën në qershor të vitit të ardhshëm dhe tani në moshën 33 vjeçare ai kërkon të çojë eksperiencën e fituar prej tij në Evropë edhe te skuadra e tij më e re Al Diriyah.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sali Berisha: Dënoj shpalljen “non grata” të gazetarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut

TIRANË ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Kryetari i Partisë Demokratike,...

“Hetimi u hap pa baza”/ Shtëpia e Bardhë publikon dokumente të reja, akuzon FBI-në për çështjen ndaj Trump

SHBA ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Shtëpia e Bardhë ka...