Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, iu takon skuadrave të Europa dhe Conference League që të zbresin në fushën e lojës për ndeshjet e para çerekfinale. Në fakt në Europa League, një prej ndeshjeve çerekfinale u zhvillua, ajo mes Bragës dhe Real Betis në derbin iberik e mbyllur me barazimin 1-1, ndërsa 3 ndeshjet e tjera do të luhen në mbrëmjen e sotme

Sfida që spikat është ajo mes Bolognas dhe Aston Villas me skuadrën italiane që do të kërkojë të ruajë nderin e Serie A teksa është e vetmja përfaqësuese e këtij kampionati, ndërkohe që përballë do të ketë Aston Villan skuadrën që renditet në vendin e katërt në Premier League. Ndeshje po kaq interesante është edhe ajo që do të luhet në Portugali mes Portos dhe Nottingham Forest, ndërkohë që ka edhe në duel gjermano-spanjoll, ai mes Freiburg dhe Celta Vigo.
Po kështu këtë të enjte do të luhen edhe sfidat e para çerekfinale të Conference League. gjithçka do të nisë me një sfidë me protagonistë futbollistë shqiptarë, Rayo Vallecano-AEK Athinë. Nga njëra anë është skuadra spanjolle ku aktivizohet Ivan Balliu, në krahun tjetër është ekipi grek me Thomas Strakoshën dhe Stavro Pilon. Fiorentina, e vetmja skuadër italiane në këtë kompeticion do të masë forcat me Crystal Palace, ndërsa dy ndeshjet e tjera të këtij kompeticioni janë Mainz-Strasbourg dhe Shakhtar Dontesk-Alkmaar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po shndërrohet...