Pas akuzave ndaj Ballukut, PD shmang protestat: Berisha kërkon fokus te Rama

Partia Demokratike nuk do të organizojë protesta kundër zv. kryeministres Balluku. Kjo është porosia e prerë e Berishës në Kryesinë e PD.

Burime  nga mbledhje e djeshme e Kryesisë së PD, bëjnë të ditur se Berisha ka porositur krerët e PD që të mos denoncojnë Ballukun në publik pasi ajo është marrë e pandehur nga SPAK, por Ramën sepse sipas tij ai është autori i vërtetë i aferave që akuzohet zv. kryeministrja.
Qëndrimin e tij në Kryesi, kreu i PD e bëri edhe sot në konferencën për shtyp kur tha se përgjegjësi i të gjitha skandaleve është Kryeministri.

Qëndrimi i artikuluar sot nga Berisha vjen në fakt pas mbledhjes së djeshme të kryesisë së PD-së, ku është diskutuar edhe strategjia që do të ndjekë opozita, tani që ka një akuzë për numrin dy të qeverisë.

Burime thanë se deputeti i Tiranës, Belind Këlliçi ka propozuar në mbledhjen me dyer të mbyllura nisjen e protestave të përditshme ose të përjavshme përpara Ministrisë së Infrastrukturës, njësoj siç vepruan me protestat para Bashkisë së Tiranës kundër Veliajt.

Por propozimi i tij ka hasur në kundërshtimin e vetë Berishës, i cili ka kërkuar që aksioni publik dhe politik të përqendrohet kundër kryeministrit Rama dhe jo zv. kryeministres Balluku.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rrëzohet avioni privat në Florida, humbin jetën të 9 personat në bord

SHBA, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Nëntë persona kanë...

Britania pritet të ashpërsojë rregullat e emigracionit, ministrja e Brendshme prezanton sot masat e reja

BRITANI E MADHE, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Ministrja...

Ambasadori i ri i Izraelit tregon forcën duke ngritur pesha të rënda në Palestër! Ka një mesazh për shqiptarët?

TIRANË, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Ohad Nakash Kaynar...

Edi Rama fton sërish protestuesit për dialog, ‘sofra e gurtë’ rikthehet para Kryeministrisë

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë...