Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit, disa të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur qytetin e Guayaquil, Ekuador, kur tre burra të armatosur, të maskuar si oficerë policie, sulmuan një fushë futbolli dhe ekzekutuan tre persona para syve të lojtarëve dhe spektatorëve të tjerë.

Një video sigurie nga një komunitet i mbyllur, pranë qytetit të portit të Guayaquil, tregon momentin kur një ndeshje futbolli normale u shndërrua në një skenë të frikshme krimi. Papritur, tre burra të maskuar dhe të veshur si oficerë policie hyjnë në fushë dhe nisin sulmin.
Lojtarët, kur kuptojnë që diçka nuk shkon, bien në tokë dhe përpiqen të shmangin vëmendjen e sulmuesve. Pas një periudhe të shkurtër tensioni, vrasësit shënjestruan viktimën kryesore – një burrë të veshur me të zeza që ndodhej në qendër të fushës.

Kliko këtu për videon.
Ata e godasin atë me këmbë teksa ai ishte i shtrirë në tokë, duke i shtypur kokën me këmbë dhe ekzekutuar atë me një plumb në kokë, nga afër, para syve të lojtarëve të tjerë që ishin të paralizuar nga tmerri. Më pas, sulmuesit u larguan po aq shpejt sa kishin arritur.
Për disa çaste, të mbijetuarit ngrihen ngadalë dhe janë të shokuar nga ajo që kishin parë. Pa humbur kohë, ata largohen nga fusha, duke lënë trupin e pajetë të viktimës në mes të fushës.
Sulmi ka zgjatur vetëm pesë minuta, por pas ngjarjes janë gjetur dy trupa të tjerë të pajetë në zonën përreth. Sipas gazetës ekuadoriane El Universo, sulmuesit kishin rrahur rojet e sigurisë të komunitetit, i kishin lidhur dhe vjedhur armët e tyre para se të realizonin ekzekutimin.
Një nga viktimat është identifikuar si Stalin Rolando Olivero Vargas, i njohur me nofkën “Marino”. Ai ishte një lider i njohur i bandës kriminale të organizuar Los Lagartos (Krokodilat), e cila kontrollon disa zona në jug të Guayaquil dhe është një nga grupet që ka qenë në radarin e policisë për vite me radhë. Policia dyshon se ai mund të ketë qenë objektivi i një bandë rivale.
Dy viktimat e tjera janë identifikuar si Jefferson Xavier Salon Olivero (33 vjeç) dhe Richard Josue Mina Vergara (29 vjeç), të dy me rekorde të gjata kriminale, përfshirë akuza për trafikim ndërkombëtar droge, vrasje dhe vjedhje.
Ministri i Brendshëm, Juan Reimburg, ka konfirmuar se Olivero Vargas mund të ketë qenë objektiv i një grupi rival, veçanërisht pasi ai ishte duke konsideruar kalimin te një organizatë tjetër kriminale, Los Lobos (Ujqit), një lëvizje që mund të ketë shpejtuar fatin e tij.
Policia kishte ndjekur nga afër Olivero për disa javë para vrasjes dhe disa ditë para ngjarjes kishte realizuar kontrolle në një zonë të afërt për ta gjetur atë. Sipas hetimeve, ai kishte një lidhje romantike me Micaela Morales Arcos, vajzën e ish-prefektit të provincës Guayas, Carlos Luis Morales.
Deri më tani, nuk janë bërë arrestime lidhur me këtë sulm të rëndë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rrëfimi ekskluziv i artistit Ergi Teta nga Dorëzi i Librazhdit , i cili po shkëlqen në artin e të gdhendurit në dru dhe...

INTERVISTOI FATMIR POPJA LIBRAZHD,23 maj 2026/Albania Express News/Në një kohë...

Ku fshihet Putini/ Izolimi, frika nga atentati dhe misteri që rrethon vendndodhjen e tij

RUSI,23 maj 2026/Albania Express News/Raportet e mediave ndërkombëtare dhe...

Referendumi për Berishën, nis procesi i votimit, dilemë numri i anëtarëve me të drejtë vote

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Sot mbahen zgjedhjet për kreun...

Majlinda Paja shpallet “Miss Afërdita 2026”, Belshi përjeton një natë magjike buzë liqenit

NGA FATMIR POPJA BELSH,23 maj 2026/Albania Express News/Qyteti i Belshit...