Pak orë para skadimit të afatit, avokatja dhe mjekja e QSUT kërkojnë të bëhen pjesë e garës për kreun e PD, Evi Kokalari: Mua më refuzuan

TIRANË,30 prill 2026/Albania Express News/Teksa mbeten më pak se dy orë nga përfundimi i afatit për t’u bërë pjesë e garës për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, pranë selisë blu sot janë paraqitur Evi Kokalari, mjekja e QSUT Mereme Sela dhe avokatja Alesia Balliu.

Kokalari ka deklaruar se ka dorëzuar dokumentacionin për t’u bërë pjesë e garës, por nuk ia kanë pranuar.
“Ne orën 9:30 AM, avokati im në Tiranë ka shkuar në selinë e PD-së për të dorëzuar dosjen e aplikimit dhe roja nuk e ka lënë të hyjë brenda, por i ka komunikuar, pasi ka folur me dikë brenda, që: “nuk pranojmë zarfe.” Ndërkohë, avokati ua ka bërë të qartë që është aplikimi im. Do ta nisim me DHL dhe do t’ua dërgojmë atyre që duhet, via text dhe email përpara afatit të skadencës. Clowns!!!”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë Sela është futur në zyrë për procedurën, ndërsa pritet të konfirmohet nëse i është pranuar apo jo kandidatura. Po ashtu dokumentet i ka dorëzuar edhe Balliu, përmes një personi të autorizuar.
Deri më tani, i vetmi në garë është Sali Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Edhe tre finale për kreun: AF Elbasani nën presion, Ivan Gvozdenoviç kërkon vetëm fitore

AF Elbasani hyn në fazën vendimtare të sezonit me...

Komisioni zgjedhor në PD skualifikon kandidatët Mereme Sela e Vladimir Mulaj, Berisha i vetëm në garë për kryetar partie

TIRANË,1 maj 2026/Albania Express News/ Tashmë zyrtarisht Sali Berisha...

1 Maji në epokën e Inteligjencës artificiale: a do të ketë më punëtorë?

Nga Ratka Babi* Më shumë se një shekull më parë,...

100 milionë lekë bonus për Elbasanin në garën për kampion

Elbasani vazhdon të mbajë kreun e renditjes, ndërsa presidenca...