Skandali tek Onkologjiku, si zv.drejtoresha dhe mjekët dërgonin pacientët në klinika private dhe prishën kobalto-terapinë

TIRANË,30 prill 2026/Albania Express News/Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish-zv.drejtoreshën e QSUT-së, dhe mjekët specialiste të Spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) për ‘Shpërdorim detyre’.

Gazetarja Anila Hoxha e TCH bën me dije se në gjykim do të shkojë zëvendësdrejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, si dhe Edmond Gashi, Alketa Pere, Emiliano Lela, Drilona Kishta dhe Halil Gashi. Sakaq SPAK ka mbajtur vetëm dosjen për mjekun Edmond Gashi për kompetencë.
Në qershor të viti 2024, prokuroria e Tiranës zbuloi një skemë abuzimi me pacientët e sëmurë me tumor në spitalin Onkologjik në kryeqytet duke caktuar edhe 7 masa sigurie për mjekë dhe personelin e spitalit. Sipas hetimeve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe kordinatori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinikën private në pronësi të Gashit me qëllime përfitimi.

Prokuroria mbyll hetimet për “Onkologjikun”, çohen për gjykim zv.drejtoresha e QSUT dhe disa mjekë, Edmond Gashi ‘mbetet’ në SPAK

Gjithashtu, hetimet treguan se në Spitalin Onkologjik u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, por ajo u la jashtë kushteve teknike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me përmasa të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, tym i dendur mbulon zonën

ELBASAN ,16 qershor 2026/Albania Express News/Një zjarr me përmasa...

Skafi përplaset me mjetin e Policisë Kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, plagosen dy të tjerë

SARANDË ,15 qershor 2026/Albania Express News/Një aksident i rëndë...