Padia në Administrative, Veliaj në sallën e gjyqit: E di gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror

TIRANË ,8 maj 2026/Albania Express News/Në Gjykatën Administrative po mbahet seanca për padinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndaj prokurorit Ols Dado.

Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se e gjithë Shqipëria e di që Ols Dado nuk është prokuror dhe se ka shprehur zhgënjim që procesi po mbahet në “errësirë”.
“E di gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror. Ka konflikt interesi ILD-ja. Shpreh zhgënjimin që duan errësirë për këtë proces. I nderuar gjyqtar, ju falënderoj për fjalën, por kjo vjen pas një shqyrtimi, me vendimin e ndërmjetëm, prisja të kishte transparencë; ky proces ka lulëzuar në errësirë. KLP duhet të mbrojë gazetarët, të mbrojë veten e vet. KLP ka kthyer një përgjigje se kush është caktuar para nesh; të gjithë duhet të kërkonim transparencë, ka një palë që do errësirë dhe një palë që do dritë”, tha Veliaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani mirëpret për herë të parë Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding

Elbasan – Për herë të parë, qyteti i Elbasanit...

Ku po shkojmë?– Një reflektim në kohë protestash

Nga Sejdin Cakani TIRANË, 21 tetor 2026 /Albania Express News/-Këto...